Uran Ismaili thirrje qytetarëve: “60 minutat e ardhshme – më të rëndësishmet për Prishtinën” (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të vendosur për të ardhmen e kryeqytetit.
“Prishtinë e dashur, kjo është ora ma e randësishme për të ardhmen e qytetit tonë! 60 minuta që i përcaktojnë 4 vjet! Nëse ende nuk keni votu, dilni dhe votoni. Në këtë moment vendimtar për qytetin, s’ka kurrgjo ma të randësishme!” tha Ismaili në një video të publikuar sot.