22:19 / E Diele, 04 Korrik 2021 / AR

Uran Ismaili tregohet romantik, mbledh lule në bjeshkë për gruan e tij!

Ndër politikanët më të suksesshëm dhe të zëshëm në vendin tonë është edhe Uran Ismaili.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës përveç profesionit po tregohet edhe si familjar i përkushtuar, shkruan Indeksonline.

Ai sot ndau disa imazhe me familjen e tij teksa ka mbledhur lule për gruan, Arizonën.

“Këtë të diel me axhën Ismet e Arizonën në bjeshkët e Radavcit. Natyrë e hapur, gjelbërim e lule gjithandej. E të jesh romantik gjithmonë është ide e mirë. 💐🌳”, shkruajti ai krahas imazhit./Indeksonline/