75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Z S

Uran Ismaili viziton çlirimtarët në Hagë për 28 Nëntor: Kryetari Veseli dhe shokët e tij po paguajnë ende çmimin e lirisë sonë

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka zgjedhur që festën e 28 Nëntorit ta kalojë pranë çlirimtarëve të Kosovës në Hagë.

Përmes një deklarate, ai ka bërë të ditur se ka vizituar ish-Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të cilin e ka quajtur simbol të sakrificës dhe të çmimit të lirisë së vendit.

Postimi i plotë:

Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë. Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve! 🇦🇱🇽🇰