75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Urdhërarrest ndërkombëtar për arqipeshkvin “afër” me Papën, akuzohet për abuzime seksuale

Një tjetër skandal seksual në Vatikan godet një nga përfaqësuesit e lartë të kishës katolike.

Drejtësia argjentinase ka shpallur një urdhërarrest ndërkombëtar për arqipeshkvin Gustavo Zanchetta, i cili për momentin ndodhet në Selinë e Shenjtë.

Zanchetta akuzohet për abuzim seksual të përsëritur ndaj dy seminaristëve. Ish-arqipeshkvi i qytetit Oran të Argjentinës pas shpërthimit të skandalit, më 2017 jetonte në Vatikan, pasi ishte thirrur nga vetë Papa deri në sqarimin e situatës. Sipas mediave, dy argjentinasit njihen mirë dhe Zanchetta ka qenë edhe sekretar i APSA-së, institucionit që menaxhon financat e Vatikanit.

Emri i Zanchetta ka qenë gjithmonë i pranishëm në qarqet konservatore katolike si një argument i vlefshëm për të sulmuar Papa Françeskun dhe vendimi i drejtësisë argjentinase, do të shumëfishojë kritikat ndaj Bergoglios, që sipas tyre po mbron bashkatdhetarin, që e ka cilësuar gjithmonë veten si të pafajshëm.