75 Mall Live Search
15:38 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Urdhër dëbimi për një fshat të tërë në Zvicër

Këshilli Federal në Zvicër ka vendosur që ta dëbojë një fshat të tërë alpin. E gjithë popullsia e fshatit do të largohen nga vendlindja për shkak të pasigurisë.

Arsyeja e këtij vendimi është, sepse Zvicra dyshon sa ka eksplozivë të mbetur në këtë zonë nga magazina e municioneve që ishte e vendosur për shumë vjet.

Banorët e fshatit të quajtur Mitholz, do të sigurohen me banime nga shteti në vende të tjera në Zvicër.

“Mbetjet e municioneve nga ish-dyqani i municioneve duhet të pastrohen dhe të mos lihen pas për brezat e ardhshëm. Ky koncept duhet patjetër të zbatohet. Ende do të kishte paqartësi “të konsiderueshme” në lidhje me rrezikun.

Sidoqoftë, popullata duhet të jetë e përgatitur të largohet. Pronarët e shtëpive duhet të kompensohen në përputhje me rrethanat nga qeveria federale. Qëllimi është që një zgjidhje e pranueshme dhe e dakorduar” ka thënë këshilltarja Federale, Viola Amherd./Indeksonline/