75 Mall Live Search
20:37 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Urdhërohet të bastiset shtëpia e grabitësit Kamer Metaj në Istog

Prokurorja e rastit të vrasjes në Istog, Sahide Gashi, ka thënë se ka lëshuar urdhrin për bastisjen e pronës së të dyshuarit për tentim grabitjen në Istog, rast në të cilin mbeti i vrarë polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar.

“Është urdhëruar bastisja e pronës së grabitësit të dyshuar. Policia ende nuk më kanë informuar në lidhje me atë se çka është gjetur gjatë bastisjes dhe ende jam në pritje”, ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Sot pasdite, në një incident në qendër të Istogut, është vrarë zyrtar i Policisë, Izet Demaj si dhe grabitësi i dyshuar, K.M.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur Policia ishte informuar për një tentim grabitje në filialin e bankës NLB.Porsa kanë shkuar në vendin e ngjarjes, policët janë përballur me plumbat e të dyshuarit, për të cilin besohej se kishte marrë peng dy persona në bankë.Gjatë përleshjes ishte qëlluar polici Izet Demaj e më pas edhe i dyshuari.

Policin e plagosur e kishin nisur drejt Spitalit të Pejës, ku kishte arritur pa shenja jete.