75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Urgjenca e Prizrenit njofton policinë: Një e mitur kërkoi ndihmë, dyshohet se është dhunuar

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual në Prizren.

Policia e Kosovës thotë se nga Urgjenca është njoftuar se një femër e mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe dyshohet se është dhunuar.

“Prizren, Nga Urgjenca jemi informuar se një femër e mitur kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe dyshohet se e njëjta mundë të jetë e dhunuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime tjera mjekësore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës./IndeksOnline/