75 Mall Live Search
16:38 / E Diele, 09 Korrik 2023 / C E

Urim Zenelaj vazhdon me Prizrenin

Urim Zenelaj po vazhdon t’i qëndrojë besnik Ponte Prizrenit.

Qendra 213 centimetra ka vazhduar kontratën për edhe një sezon me prizrenasit.

32-vjeçari është pjesë e klubit nga Prizreni që nga sezoni 2018/19.

Në njoftimin për marrëveshjen e re me Zenelajn, klubi paralajmëroi se do të jetë konkurrues dhe serioz në edicionin e ri.

Ponte Prizreni deri më tani ka zyrtarizuar rikthimin e Edmond Kryeziut dhe Ivan Koljevicit, teksa është përforcuar edhe me amerikanin, Ryan Hughes.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit (pa ndërhyrje):

“Prej se jemi pjesë e Superligës, Urim Zenelaj vazhdon të qëndroj besnik skuadrës.

Kulla 213cm edhe për një stinor vazhdon bashkpunimin po sigurisht ai do jetë me ne edhe sezonat e ardhshme.

Zenelaj pa dyshim që është qendra më i mirë vendorë dhe kontributi i tij në skuadër është për të vlersuar.

Nuk mbarrojm me kaq. 💣 na pret këtë javë.

KB Prizreni pa dyshim do jetë ekip konkurrues dhe serioz në edicionin e ri”.