75 Mall Live Search
14:09 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / L K

Urime Llap, Podujeva bëhet me stacion të autobusëve

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka dhe Kryetari i komunës së Podujeves z.Shpejtim Bulliqi përuruan Stacionin e Autobusëve në Podujevë projekt i bashkëfinancuar nga MZHR që kap vlerën totale të projektit prej 1,165,575.46 euro, MZHR gjatë viteve 2022-2024 ka bashkëfinancuar këtë projekt në shumën prej 609,699.12 euro kurse pjesa tjetër është financuar nga komuna.

Ministri theksoi se ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e transportit lokal, rajonal dhe ndërkombëtarë shënon një hap të madh përpara në avansimin e infrastrukturës sonë publike. Me këtë projekt, po vendosim një themel të fortë për të ardhmen. Ky stacion i autobusëve do të jetë një pikë kyçe në rrjetin tonë të transportit publik dhe një shembull i qartë i asaj që mund të arrihet përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit.

Qeveria është gjihtnjë afër qytetarëve aty ku më së shumti është nevoja. Ne si Ministri e Zhvillimit Rajonal kemi synim që në mënyrë të barabart në të gjithë Republikën e Kosovës të përkrahim projekte që lehtësojnë dhe ndihmojnë jetën e qytetarëve.

Për fund më lejoni të falenderoj Kryetarin z. Shpejtim Bulliqi për bashkepunimin, si dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunime edhe më të gjëra gjatë viteve në vijim.
Ministri falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti – nga planifikuesit dhe projektuesit, deri te punëtorët dhe komuniteti lokal që ka mbështetur këtë iniciativë.