Urime Strellc, Ramosaj nis punimet në projektin që e kishte premtuar

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka filluar asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave duket filluar nga fshati Strellc.
Ai ka premtuar se deri në fund të vitit nuk do të mbetet asnjë rrugë e as rrugicë e paasfaltuar në këtë komunë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ramosaj ka shprehur falënderimet për bashkëpunimin me qytetarët dhe përkushtimin e stafit komunal, duke theksuar se “fjala e dhënë është premtim i mbajtur”.
“Urime Strellc! Fjala e dhënë, premtim i mbajtur! Faleminderit, kryetar Bashkim Ramosaj!”, thuhet në postimin e Ramosajt. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: