Urimet e artistëve për Festën e Kurban Bajramit

Sot gjithë besimtarët mysliman po festojnë festën e Kurban Bajramit.
Urimeve të familjarëve e miqve u janë shtuar edhe urimet e të famshmëve tanë.
“Me fat Bajrami”, shkruan edhe Gresa Behluli në një postim në Instagram.
“Urime festa e Bajramit të gjithëve, qëndroni shëndosh”, ka shkruar Enisi pranë postimit të fotos tek e cila ka pranuar komente të ndryshme pozitive.
Gold AG ka gjetur kohën t’i uroj gjithë fansat e tij myslimanë për këtë festë, duke ndarë një foto me dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij.
“Urime nga familja jeme”, shkruan Gold Ag në foton e ndarë në Instagram.
Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, asnjëherë nuk mungon me urimet e përzemërta me rastin e festave të ndryshme. Edhe kësaj radhe zgjodhi llogarinë e tij në Instagram për ti uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e Kurban Bajramit.

Aktori turk Tolga Sayisman bashkëshorti i aktores Almeda Abazi, festën e Bajramit e ka uruar edhe në gjuhën shqipe.

Skerdi në një fotografi me bashkëshorten dhe djalin shkruan “Me fat Kurban Bajrami nga familja Ago”.
“Me fat Kurban Bajrami të gjithë besimtarve musliman paqi shëndet dhe lumturi. Mimo dhe nipi im”, ka uruar Mimoza Shkodra festën.