09:00 / E Enjte, 12 Maj 2022 / AR

Urimi emocional i Sabriut për gruan: Të kam gravuar në zemër, kam me t’dasht përjetësisht!

Dedikimet emocional të këngëtarit, Sabri Fejzullahu ndaj gruas së tij, Nerës, janë bërë të shpeshta.

Përmes fjalëve romantike kujdesët t’ia shpreh publikisht dashurinë dhe respektin që ndjen ndaj saj, shkruan Indeksonline.

Edhe sot me rastin e ditëlindjes së Nerës, në llogarinë e tij në Instagram publikoi një foto krahë saj duke shkruar:

Dashnin, respektin, kujdesin e perkushtimin qe e kam pasur dhe e kam per ty, e din vetem zemra ime.

Shume te kam dasht, shume te du, e kam me t’dasht perjetesisht se te kam gravuar ne zemer.

Urime ditelindjen TY melodi e pa mbarim”, shkroi krahas imazhit./Indeksonline/