Urimi emocionues i Dukagjinit për Duan: Vazhdo të jesh e guximshme, e dashur dhe e lumtur!

Ditën e sotme e famshmja kosovare me famë botërore, Dua Lipa feston ditëlindjen e 27-të.
Në mesin e shumë urimeve që pranoi, mori vëmendje ai i babait të saj, Dukagjin Lipa.
Me anë të disa imazheve i bëri një urim tejet emocionues.
“Gëzuar ditëlindja dashuria ime.
Vazhdo të jesh e guximshme, me kurajo, e lumtur dhe e dashur ashtu siç je gjithmonë.
Gëzuar edhe për shumë vite të tjera
TË DUA”, shkroi ai./Indeksonline/