15:12 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Urimi emocionues i Lolës për ditëlindjen e djalit

Lola dhe Daut Haradinaj sot po festojnë ditëlindjen e djalit të tyre.

Më i madhi nga fëmijët e tyre, Davidi po feston ditëlindjen e 9-të, ndërsa e ëma ka zgjedhur fjalët më të veçanta për të uruar, transmeton Indeksonline.

Me anë të një postimi në Instagram, Lola ka ururar të birin përmes një mesazhi të ndjerë dhe emocional.

 “Unë kam një djalë, i cili është zemra ime. Një djalë i ri i mrekullueshëm, i guximshëm dhe i dashur dhe i fortë dhe i sjellshëm. David, urime ditëlindjen e nëntë bekimi im më i madh. Të dua për djalin që je, njeriu që do të bëhesh dhe biri i çmuar që do të jesh gjithmonë”, shkroi Lola nën foton e Davidit, që publikoi në Instagram.

Ndryshe, Lola është mjaft e komentuar edhe për dukje dhe stilin e saj unik, në secilën paraqitje ajo duket mahnitëse./Indeksonline/