75 Mall Live Search
11:59 / E Diele, 10 Mars 2024 / LB

Urimi i ambasadorit amerikan për muajin e Ramazanit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Hovenier ka uruar që ky muaj të sjellë dritë, paqe dhe begati.

“Me rastin e Ramazanit, ju uroj të gjithëve që e kremtojnë muajin e shenjtë në Kosovë dhe në mbarë botën. Uroj që ky muaj t’ju sjellë dritë, paqe dhe begati”, ka shkruar Hovenier.