Urimi i Anitës për ditëlindjen e Ramushit: Je burri më ideal që ekziston
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka mbushur 51 vjet.
Në këtë ditë special për të nuk ka munguar as urimi nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinja, shkruan Indeksonline.
Në një postim në rrejtët sociale ajo zgjodhi fjalët më të ndjera për ditëlindjen e bashkëshortit.
“Ti sot po i bon veq 51 vjet e me mu ne martese po i bojm veq 16, shume muj e shume kom per t’thon, por shkon gjate ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e permbledh, qe pavarsisht qe shume po me mungon e besa edhe shpesh merzitem qe s’po t’shoh vazhdon te jesh burri me ideal qe ekziston! Te dua Ramush Haradinaj
Gezuar per jete!!! (Vazhdoj me mendu qe jom dhurata me e mire qe ke mujt me marr najhere per ditëlindje” ka shkuar Anita në urimin e saj.
