Urimi i Arianës për Ermalin qenka kaq unik

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu sot feston ditëlindjen, dhe urimin më të veçantë e ka marrë nga bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu.
Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, Ariana publikoi një foto të tyre së bashku, duke i dedikuar fjalë plot dashuri:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Uroj që çdo ditë e jotja të jetë e mbushur me shëndet, lumturi e dashuri. Ti je dhurata më e bukur e jetës sime!”
Çifti prej vitesh gëzon një martesë të lumtur dhe janë prindër të katër fëmijëve: tre vajzave, Era, Buna dhe Ana, si edhe djalit të tyre Artit.
Ermal Fejzullahu, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, vazhdon të mbetet i suksesshëm në skenë, ndërkohë që jeta e tij familjare shihet shpesh si shembull harmonie dhe dashurie.
