22:20 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Urimi i “çmendur” i Kylie Jenner për të dashurin e saj

Ditën e sotme partneri i Kylie Jenner, reperi i famshëm Travis Scott mbush 27 vjeç dhe urimi që i ka bërë 21-vjeçarja nuk mund të ishte më i çmendur. Sigurisht, këtë të fundit e themi në kuptimin e mirë të fjalës!

Bukuroshja e cila është nënë e vogëlushjeje të quajtur Stormi e uroi babanë e fëmijës, njëherazi dashurinë e jetës së saj me disa fjalë mjaft të ndjera.

Kylie ka publikuar disa foto në llogarinë në Instagram, krah së cilave ka bërë një dedikim super domethënës, përmes së cilit i kërkon Travis Scott një fëmijë të dytë:

“Duke të të parë ty të përmirësohesh në rolin tënd si partner, mik, djalë dhe baba, ka qenë për mua një ndjesi e mrekullueshme. Shoku im i ngushtë në jetë dhe bashkëshorti im, të dyja në një. Të dua dhe jam shumë krenare për ty. Gëzuar, gëzuar ditëlindjen. Le të bëjmë seks dhe të kemi edhe një fëmijë tjetër.”