75 Mall Live Search
12:59 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Urimi i ministrit Bytyqi për festat e fundvitit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, ka uruar festat e fundvitit.

Bytyqi vlerëson vitin që po e lëm pas si një vit i suksesshëm me procese të rëndësishme për mësimëdhënie më cilësore, shkolla më të mira dhe të ardhme të sigurtë.

Ministri uron që viti 2019 të jetë vit edhe më i suksesshëm në arsim. /IndeksOnline/