75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 27 Shtator 2023 / AR

Urimi i Stresit për Noizy-n me foton e “çuditshme”

Noizy dhe Stresi momentalisht janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, pas pajtimit të tyre pas 11 vitesh.

Dyshja e famshme janë shpesh nëpër koncerte bashkë e madje kanë edhe një këngë të titulluar “Medalioni”.

Sot kur Noizy feston ditëlindjen e 37-të, nuk mund të mungonte një urim siç di vetëm ai, pra nga Stresi.

“Urime ditëlindjen Zini. Qofsh i lumtur përjetë. E meriton”,-ka shkruar ai krahas një fotoje ku duken ata të dy të plakur.

Më herët edhe Loredana e ka uruar reperin në Instagram ku shkruante: “Urime ditëlindjen, ta dua zemrën. Ti meriton më të mirat. Je shumë shok i mirë, Zini! Të dua përgjithmonë dhe Zoti të bekoftë.”