75 Mall Live Search
10:21 / E Hënë, 12 Prill 2021 / AR

Urimi i veçantë i biznesmenit turk për Gentën, në ditëlindjen e saj

Këngëtarja Genta Ismajli është njëra nga femrat më energjike që ka pasur skena muzikore.

Ajo bëri për vete një publik të gjerë, duke sjellë hite të një pas njëshme, shkruan Indeksonline.

Vlen të përmendet hiti “Kthehu”, këngë e cila ende dëgjohet me nostalgji nga fansat.

Edhe pse vitet po kalojnë, ajo ende gëzon dashurinë dhe respektin e njëjtë nga ndjekësit e saj.

Sot (12 prill), ajo feston ditëlindjen ku mbushi plotë 37 vite jetë.

Në këtë ditë të veçantë, ajo pranoj urime të shumta ku merr vëmendje ai i dashurit të saj, Huseyin Usta.

“Uroj të jesh e lumtur, e shëndetshme në jetën tënde. Shpresoj që ëndrrat të të bëhen realitet, dielli i jetës të të ndriçojë gjithmonë, dashuri, gëzuar ditëlindjen…Për një jetë ku vitet nuk pyesin, rrugët nuk lodhen, miqtë nuk harrojnë, le të jetë kjo ditëlindje fillimi, gëzuar moshën e re…gëzuar ditëlindjen”, shkroi ai.

Më poshtë keni urimin e plotë dedikuar të dashurës së tij./Indeksonline/