75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Urimi i veçantë i Ermalit për Amin, ia numëron minutat që kanë kaluar bashkë

Janë një nga çiftet më të veçanta dhe më të komentuara në show biz-in shqiptar.

Bëhet fjalë për prezantuesit, Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskës, e njohur si Ami. E në ditëlindjen e kësaj të fundit s’kishte si të mungonte një urim me fjalët më të ëmbla nga bashkëshorti i saj.

Ermali madje në ditën më të veçantë të Amit, e ka falënderuar atë për çdo minut që kanë kaluar së bashku.

“Ainshtaini ka thënë : “1orë me një grua të bukur është baraz me 1min” 
Jam i bekuar nga ty për këto 113,880 min që kemi kaluar së bashku.
HappyBirthday”, ka shkruar ai.

Ndryshe, çifti janë edhe prindër të dy fëmijëve./Indeksonline/