75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Urimi i veçantë i Granitit për Taulantin

Futbollisti i famshëm shqiptar, Taulant Xhaka sot po feston 31 vjetorin e lindjes.

Padyshim që një urim publik nga vëllau i tij Graniti, nuk kishte se si të mungonte në këtë datë të veçantë për futbollistin.

Përmes një postimi publik të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, Graniti u shpreh:

“Urime ditëlindja e 31-të. Vëllau im hapat e parë i morëm bashkë, kur nuk kisha mbështetje ti ishe shtylla ime, në çdo hap këshillat e tua ishin frymëzimi dhe motivi im. Shëndet, lumturi të pafundme në familjen tonë”.

Ndryshe kjo ditëlindje është edhe më e veçantë për futbollistin, pasi ditë më parë njoftoi se ai dhe bashkëshortja e tij do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.