Urimi i veçantë i Mozzikut për ditëlindjen e parë të Hanës
Vajza e Mozzikut dhe Loredanës, Hana sot feston ditëlindjen e parë.
Vogëlushja ka marrë urimet më të veçanta nga prindërit e saj të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një gjë të tillë, shkruan Indeksonline.
Pas statusit emocional që bëri Loredana, është Mozziku ai që tani në një postim në Instagram ka uruar të bijën.

“Sa shpejt shkoi1 vit. Urime vajza ime ditëlindjen tënde!. Ti sot nuk më kupton në këtë urim, sepse ende je e vogël. Por kur do rritesh dashtë Zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra! Të uroj shëndet e gjitha të mirat e jetës! Zoti qoftë me ty në çdo hap! Të don Baby yt i sinqertë”, ka shkruar Mozziku në urimin e tij.
Ndryshe, Mozziku pak ditë më parë publikoi këngën e re “Zemra ime”./Indeksonline/