75 Mall Live Search
08:50 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Urimi i veçantë i Rita Orës për ditëlindjen e Katy Perryt

Sot feston ditëlindjen këngëtarja e njohur Katy Perry.

Perry ka mbushur 35 vjet dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar as urimet për të nga miqtë e saj të famshëm, shkruan Indeksonline.

Kësaj liste i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botëror, Rita Ora e cila njihet për shoqërinë që ka prej vitesh me  këngëtaren amerikane.

“35 kurrë nuk është dukur kaq bukur. Katy Perry urime ditëlindjen!”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në urimin e saj.

Ndryshe, Katy Perry është e fejuara me aktorin e njohur, Orlando Bloom./Indeksonline/