Urimi i veçantë i Rita Orës për motrën

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë gjithmonë bashkë me motrën e saj.
Ditën e sotme, Elena po feston ditëlindje dhe urimi më i bukur erdhi nga e motra. Duke publikuar disa fotografi në “Instastory”, i bëri urimet më të përzemërta, shkruan Indeksonline.
“Urime ditëlindjen binakja ime. Të dua”, shkroi në njërin imazh.

“Gjithmonë në krye”.

“Mbretëresha për të na sjellë nga A në B”.

“Ajo është gjithmonë duke qeshur dhe duke i bërë të gjithë të qeshin @elenaora urime ditëlindjen!!”.

Gjithashtu shtoi se sot do ta uroj 100 herë./Indeksonline/


