Urimi i veçantë i Zaiminës për vajzën e bashkëshortit!

Zaimina Vasjari është nënë e dy fëmijëve. Pas vajzës, Chloe-s, erdhi në jetë Kamar, djali i këngëtares. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, Klodian Asllani me anë të një postimi në “Instastory”.
Gjithmonë ndjekësit e saj kanë qenë shumë dyshyes për marrëdhënies e Zaiminës me vajzat e Klodit, edhe pse këngëtarja shpesh poston foto të tyre dhe fëmijëve të saj, duke treguar se kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. Ditën e sotme njëra prej vajzave feston ditëlindjen dhe Zaimina ka vendosur që ta urojë publikisht, duke postuar një foto të saj në “Instastory”, ku dhe shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen akrep i çmendur, të uroj më të mirat”, shkruan ajo.