Urimi i Zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë, z. Grubi me rastin e shënimit të 8 shtatorit – Dita e Pavarësisë

Në përvjetorin e 32-të të pavarësisë së vendit tonë le të reflektojmë mbi rrugëtimin tredekadësh përplot sfida që kishte një horizont të vetëm, atë të demokracisë, barazisë, integrimit dhe zhvillimit.
Ulje e ngritje përjetuam, ideologji të mbrapshta e diskriminuese tentuantë ndalin hovin tonë drejt përparimit, të na armiqësojnë me njëri-tjetrin, por nuk ia arritën, ja ku jemi sot në paqe me njëri-tjetrin, në paqe me fqinjët, anëtarë të NATO-s dhe me hapa të avancuar drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Përmes Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj për fqinjësi të mirë i hapëm vendit perspektivën e pandalshme të përparimit mbi parimet e barazisë dhe demokracisë konsensuale.
Dita e sotme është festë e çdo populli të këtij vendi.
Koha është për Maqedoninë Europiane!
Gëzuar 8 Shtatorin!