Urimi inspirues për vitin 2019 vjen nga Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri e cila këtë vit ishte më se aktive me projekte e koncerte muzikore, ka zgjedhur fotografinë më të ëmbël e fjalët më të bukura në prag të ndërrimit të moteve.
Ajo ka shkruar një urim tejet motivues, ndërsa duket si përherë e mrekullueshme.

Hiqeni një zakon të keq … Mësoni një aftësi të re … Bëni një vepër të mirë … Vizitoni vende të reja … Lexoni një libër të vështirë … Shkruani diçka të rëndësishme … Provoni ushqim të ri … Bëni diçka të mirë për dikush që nuk mund t’ju falënderoj … Urime Viti i Ri!