75 Mall Live Search
11:56 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Urimi më ndryshe i Ramush Haradinajt, shfaqet me një video-mesazh në Facebook

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që përmes një video- mesazhi në facebook të uroj Vitin e Ri popullit shqiptar.

Haradinaj përmes kësaj videoje, ka përmendur të arriturat që kanë ndodhur gjatë vitit 2019, duke thënë që vitin tjetër na pret një vit më i suksesshëm.

Ja mesazhi i tij:

Të dashur qytetarë të Kosovës, të nderuar bashkëkombës shqiptar kudo që jeni në trojet tona por edhe në diasporë. Po mbyllet edhe një vit, viti 2019, një vit jo i lehtë besoj për gjithë ne, sytë zemra edhe mendja jonë çdo herë kanë qenë tema të rëndësishme për ne dhe kombin kudo që jemi.

Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë nëpër ato sfida që na testuan, edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë, tëst për gjithë ne. Po e kaluam me sukses.

Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshëm. Sot ne mund të themi se jo vetëm në Kosovë prodhohet energji por çmimi i energjisë është i lirë. Sot ne mund të themi se kemi pavarësinë energjetike, sot ne mund të themi se Trepça e resurset janë të Kosovës. Sot mund të themi se jemi më të fort në siguri dhe në ligj, policia , ushtria jonë, AKI, Gjyqësorja ma e qëndrueshme. Sot ne mund të themi se me plot punë të kryme në Kosovë, qoftë ligji për paga, qoft ligjet tjera, qytetari ynë i punësuari në sektorin publik dhe pse jo edhe  sipërmarrësi edhe prodhuesi edhe i punësuari në sektorin privat në Kosovë ndihet ma me vetëbesim.

Kemi ende punë, na presin shumë punë por unë besoj shumë që do t’ia dalim.

Ju uroj nga zemra një vit të suksesshëm për 2020, vitin më të suksesshëm për të gjithë ne kudo që jemi.

Uroj ë të kaloni mirë më familjet e juaja. Me lejoni me këtë rast me shpreh falënderim për gjithë ata që në ndërrim të moteve do të jenë në punë, jo vetëm policët, jo vetëm mjekët, jo vetën zjarrfikëse e gazetarët por gjithë ata qe në shërbim do të na mundësojnë që të kalojmë një ndërrim të moteve më të mirin.