75 Mall Live Search
11:45 / E Diele, 20 Qershor 2021 / OSH

Urimi motivues i Mimoza Kusarit, në ditën e Baballarëve

E diela e tretë e muajit qershor në ShBA njihet si Dita e Baballarëve.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari me anë të një postimi i ka dërguar një mesazh falënderimi babait të saj, transemton Indeksonline.

“Sot në ditën e Baballarëve, ne tri vajzat tuaja dhe djali, ia dolëm të jemi të pavarur dhe ty Babi të falenderojmë për kujdesin, dashurinë dhe besimin që e jape gjithë këto vite për ne”, thuhet ndër të tjera në postimin e deputetes.

Postimi i plotë i Mimoza Kusarit:

E diela e tretë e Qershorit shënon në SHBA dhe në 111 shtete tjera ditën e Baballarëve. Shënim ky që njeh dashurinë dhe angazhimin në lidhjen prindërore të fëmiut me Babain.

Pashmangshëm sot reflektoj në mbështetjen, besimin dhe kujdesin e Babit për ne tri vajzat e tij dhe djalin. Ai ishte i vetëdijshëm se sfida e tij kryesore ishte me vajzat, të rriteshin, të shkolloheshin dhe të ishin të pavarura në jetë.

Kur më erdhi koha e studimeve, Babi më tha: më e rëndësishmja për mua është edukimi dhe pavarësia e vajzave të mia. Nuk kam brengë kur martoheni, por dua të di që jeni të pavarura dhe të zonjat e vetes.

Sot gati 30 vite pas e shoh se ende vajzat kanë nevojë për mbështetje dhe mësim për të qenë të pavarura dhe të zonjat e vetes.

Sot në ditën e Baballarëve, ne tri vajzat tuaja dhe djali, ia dolëm të jemi të pavarur dhe ty Babi të falenderojmë për kujdesin, dashurinë dhe besimin që e jape gjithë këto vite për ne.

Gëzuar dita e Babait!