75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / F.R

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur zemrat e ndjekësve me një postim tejet romantik.

Ish-futbollistja e përfaqësueses së Gjermanisë i ka dedikuar një mesazh të ndjerë bashkëshortit të saj, ish-futbollistit të Kosovës, me rastin e 40-vjetorit të lindjes së tij, shkruan Indeksonline.

Në postimin e saj, Fatmire shpreh mirënjohje të thellë për Enisin, duke e cilësuar si zemrën e familjes, shtyllën e qetësisë dhe mbështetjen më të madhe për të dhe fëmijët e tyre. Ajo thekson dashurinë, përkushtimin dhe rolin e tij si bashkëshort i përkryer dhe si shembull i jashtëzakonshëm për fëmijët.

“Ti je shtëpia ime”, është mesazhi që përmbledh ndjenjat e saj, ndërsa dita shënohet si një festë për njeriun, babanë dhe partnerin që ajo e përshkruan si të mrekullueshëm.