13:47 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Urino mbi mua”, vendosen statuja kontraverze të Trump në Amerikë

Një seri statujash të vogla që përshkruajnë Presidentin Donald Trump me një shenjë që lexon ‘pee on me’ (urino mbi mua) janë shfaqur në të gjithë Brooklyn-in.

Profesionist i reklamave Phil Gable i vendosi statujat, të cilat mbajnë një prizë për studimin e tij të përmbajtjes së markës, rreth rrugës Park Slope gjatë fundjavës.

“Ishte kryesisht një shprehje personale e përbuzjes sime për Donald Trumpin, si President dhe një qenie njerëzore,” tha Gable pë Gothamist, transmeton IndeksOnline.

Statujat janë ngritur në pjesë me bari dhe përshkruajnë një Trump më të ri, diku nga vitet 1980 ose ’90.

Ai tha se shpresonte që qentë do të mësonin të urinojnë mbi statujat e jo në mbi lulet rreth lagjes.

Ai e quajti atë ‘një mënyrë të re, qesharake për të shprehur neveri që kaq shumë prej nesh ndjejnë’.

Gable tha se ishte i kënaqur nga reagimi pozitiv që ai kishte marrë nga fqinjët në Park Slope.