Ursula von der Leyen bën thirrje që të ndihmohen refugjatët afganë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje që të ndihmohen refugjatët afganë.
Ajo përmes një shkrimi në Twitter tha se duhet ndihmuar edhe ata që kanë mbetur në Afganistan.
“Në duhet të ndihmojmë, jo vetëm afganët që mbërrijnë këtu në Spanjë, por edhe ata që kanë mbetur në Afganistan. BE -ja është e përkushtuar në mënyrë të vendosur për të vazhduar mbështetjen e OJQ-ve që veprojnë në vend”, u shpreh Presidentja e KE-së.
Tutje, ajo tha se duhet të ofrohet zgjidhje edhe për ata që nuk mund të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
“Kjo do të thotë se së pari ne duhet të ndjekim rrugët ligjore dhe të sigurta që atyre që kanë nevojë t’iu ofrojmë mbështetjen tonë”, përfundoi ajo.