Ursula von der Leyen në Kiev: Jemi këtu të thellojmë bashkëpunimin me Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shkuar në Kiev së bashku me disa komisionerë, një ditë para samitit Ukrainë-BE që do të mbahet në kryeqytetin ukrainas.
“Mirë që ndodhem në Kiev, e katërta herë që nga agresioni i Rusisë…Jemi bashkë këtu që të tregojmë se BE qëndron me Ukrainën më i vendosur se kurrë. Dhë të thellojmë edhe më tej përkrahjen dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Good to be back in Kyiv, my 4th time since Russia‘s invasion.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 2, 2023
This time, with my team of Commissioners.
We are here together to show that the EU stands by Ukraine as firmly as ever.
And to deepen further our support and cooperation. pic.twitter.com/zf8fvoNKnG