Ursula von der Leyen nis takimin kyç me Albin Kurtin, pas bisedimeve me Vjosa Osmanin

Pasi u takua shkurtimisht me presidenten Vjosa Osmani, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkoi në takim te kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Takimi Kurti – Von der Leyen u mbajt në ambiente tëe Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline.

Pas takimit me Osmanin, nuk pati konferencë për media, njësoj siç pritet të ndodhë edhe pasi të përfundojë takimi me Kurtin.
Temat që u diskutuan në këto dy takime të ndara pritet t’i njoftojnë institucionet shtetërore.
Vizitën triditore në rajon, Von der Leyen e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo vizitoi Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe në Serbinë./IndeksOnline/