75 Mall Live Search
08:34 / E Premte, 28 Qershor 2024 / G T

Uruguai paralajmëron kundërshtarët në Copa America, fiton bindshëm ndaj Bolivisë

Kombëtarja e Uruguait ka shënuar fitore të thellë ndaj Bolivisë me rezultatin 5:0 në ndeshjen e dytë të Grupit C në Copa America.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Pellistri, Nunez, Valverde, Araujo dhe Bentancur, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Uruguai tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje, kurse ndeshjen e ardhshme do e luaj ndaj Amerikës.

Amerika pësoi humbje të befasishme nga Panama, duke rrezikuar kështu vazhdimin tutje në Copa America./Indeksonline/