Uruguai zgjedh trajnerin që zëvendëson Oscar Tabarezin

Federata Uruguariane e Futbollit ka zgjedhur trajnerin më të ri të kombëtares, që do të zëvendësojë veteranin Oscar Tabarez.
Diego Alonso do të jetë trajneri i cili do të ulet në stolin e përfaqësueses Uruguariane.
Ish-sulmues i Valencias dhe Atleticos së Madridit, e ka nisur karrierën e tij si trajner vitet e fundit duke drejtuar skuadra të ndryshme në Amerikën Qendrore si: Pachuca dhe Monterrey, skuadra me të cilat ka fituar 2 Champions League të CONCACAF.