75 Mall Live Search
08:24 / E Diele, 14 Korrik 2024 / Gj. Sh

Uruguaj fiton medaljen e bronztë në Copa America, Luis Suarez shënon në fund dhe e shpëton nga humbja prej Kanadas

Kombëtarja e Uruguait e ka fituar medlajen e bronztë në Copa America.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Uruguai e mposhti Kanadanë, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me baazim 2-2, derisa në penallti djelmoshat e Marcelo Bielsa u treguan më të sakt, duke fituar me rezultat 4-2.

Rodrigo Bentancur i dha epërsinë Uruguait qysh në minutën e 8-të.

Ismael Kone barazoi shifrat në minutën e 22-të, duke quar skuadrat në pushim me barazim 1-1.

Një dramë e madhe u zhvillua në minutat e fundit, me Kanadanë që përmbysi rezultatin dhe kaloi në epëri me golin e Jonathan David në minutën e 80-të.

Por kur ke në skuadër një ”vrasës” si Luis Suarez, atëherë nuk është problem.

Futbollisti i Inter Miamit doli në skenë në minutën 90+2 duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe e dërgo ndeshjen në penallti.

Nga pika e bardhë futbollistët e Uruguait shënuan plotë katër herë me Suarez që gjuajti penalltinë e fundit, derisa Kanadaj humbi dy penallti.

Finalja e Kupës së Amerikës zhvillohet në orët e para të mesnatës të së henës, mes Argjentinës dhe Kolumbisë./IndeksOnline/