Uruguaji nxjerr pikë ndaj Arabisë Saudite në 10 minutat e fundit
Ka përfunduar ndeshja e grupit H mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit.
Në “Hard Rock Stadium” të Miamit, ata nuk mundën më shumë se një barazim 1-1, duke e bërë më konkurrues grupin ku ata janë pasi edhe ndeshja tjetër Spanjë-Cape Verde ishte ndarë me barazim pa gola.
Golat e ndeshjes u shënuan nga Al-Amri për Arabinë Saudite, ndërsa për Uruguajin ishte Maximiliano Araujo.
Uruguaj në ndeshjen e radhës do të përballet me Cape Verden, ndërsa Arabia Saudite kundër kampionëve të Evropës, Spanjën./IndeksOnline/

