08:43 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

US Open: Del Potro dhe Djokovic takohen në finale

Juan Martin del Potro synon ta fitojë titullin e tij të dytë Grand Slam kur ai të përballet me Novak Djokovic në finalen e US Open sot në Nju Jork.

Fitorja do të nënkuptonte një vit të suksesshëm për argjentinasin, ku ai ka shënuar rritje në karrierën e tij.

29-vjeçari e arriti finalen pasi Rafael Nadal u tërhoqë për shkak të lëndimit në gju në gjysmëfinale, transmeton IndeksOnline.

Titulli i tij i parë erdhi në US Open në vitin 2009 kur ai mposhti Roger Federer.

Del Potro ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë vit, duke e arritur çerekfinalen e Wimbledon dhe gjysmëfinalen e French Open./IndeksOnline/