09:32 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

US Open: Djokovic fiton më përmbysje, avancojnë edhe Osaka e Kerber

Kanë nisur ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të US Open, një turne që zhvillohet pa tifozë në Nju Jork, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Numri 1 në botë për meshkuj, Novak Djokovic, avancon në raundin e tretë pas fitores 3-1 ndaj britanikut Kyle Edmund (6-7, 6-3, 6-4, 6-2). Fitore me përmbysje e serbit, që këtë vit nuk ka humbur ende asnjë ndeshje.

Më tej avancojnë edhe gjermani Alexander Zverev (3-1 ndaj amerikanit B.Nakashima), greku Stefanos Tsitsipas (3-0 ndaj amerikanit M.Cresny), kanadezi Denis Shapovalov (3-1 ndaj koreanit S.Kwon) dhe belgu David Gofn (3-1 ndaj afrikano-jugorit L.Harris).

Pa shumë surpriza edhe ndeshjet e femrave, teksa avancojnë më tej tenistet pretendente. Çekja Petra Kvitova mundi 2-0 ukrainasen K.Kozloba (7-6, 6-2), ndërsa tenistja japoneze Naomi Osaka mposhti 2-0 italianen C.Giorgi (6-1, 6-2).

Në raundin e tretë për femra shkon edhe tenistja gjermane Angelique Kerber (2-0 ndaj A.Friedsam), por u eliminua numri 3 në botë, çekja Karolina Pliskova, që u mund 2-0 (6-1, 7-6) nga francezja Caroline Garcia.