75 Mall Live Search
08:01 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

US Open: Federer mposhtë Pairen për të kaluar në rrethin e tretë

Roger Federer e ka vazhduar ecurinë e fitoreve në US Open me një triumf të lehtë ndaj francezit, Benoit Paire.

37-vjeçari ka regjistruar fitore, 7-5, 6-4, 6-4 në Nju Jork për një orë e 56 minuta.

Paire nuk ka arritur ta mposhtë tenistin zviceran në gjashtë takimet e fundit, transmeton IndeksOnline.

Federer do të përballet me australianin, Nick Kyrgios në raundin e tretë.

Kyrgios mposhti, 4-6, 7-6 (8-6), 6-3, 6-0 francezin, Pierre-Hugues Herbert./IndeksOnline/