75 Mall Live Search
09:39 / E Diele, 04 Shtator 2022 / Gj. Sh

US Open/ Kualifikohen Nadal dhe Sinner, nuk zhgënjen Azarenka e Swiatek

Rafael Nadal vijon rrugëtimin në US Open me tenistin nga Mallorca që siguroi kualifikimin për në raundin e 1/8-tave pasi mposhti pastër në tre sete me shifrat 0-6, 1-6 dhe 5-7, francezin Richard Gasquet. 36-vjeçari nuk e vendosi për asnjë moment në dyshim triumfin sidomos në dy setet e para të cilat i dominoi, ndërsa në të tretin Gasquet provoi të rezistonte dhe të shtynte lojën, megjithatë Nadal në fund ia doli ta mbyllë 5-7 dhe tashmë nis të mendojë për kundërshtarin në raundin 1/8-tave, aty ku e sfidon tenisti vendas, Tiafoe që eliminoi argjentinasin Schwartzman.

Nga ana tjetër, në raundin e 1/8-tave, mbërrin edhe italiani Jannik Sinner që mposhti 1-3 me sete Nakashimën. Takimi nisi keq për Sinner pasi u mposht në setin e parë 6-3, megjithatë në vijim e mori veten dhe më pas nuk e pati të vështirë duke fituar tre setet e radhës 4-6, 1-6 dhe 2-6. Në raundin pasardhës, Sinner do të përballet me Ivashka.

Sakaq, mbërrin në raundin e 1/8-tave edhe Carlos Alcaraz. Talenti spanjoll mposhti në tre sete identike, 3-6, 3-6, 3-6 amerikanin Brooksby teksa në raundin tjetër përballet me Marin Cilic.

Sa i takon femrave, nuk pati surpriza te ndeshja e numrit një të botës, Iga Swiatek e cila kaloi në dy sete me shifrat 6-3 dhe 6-4 Davis ndërsa pret në raundin e 1/8-tave, Niemeier. Po ashtu siguruan kualifikimin edhe Pegula, Azarenka e Pliskova ndërsa Muguruza u eliminua nga Kvitova. Kujtojmë se US Open mund ta ndiqni në Eurosport nëpërmjet platformës DigitAlb,