21:22 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

US Open: Murray të përballet me Duckworth në Grand Slam

Andy Murray do të përballet me australianin, James Duckworth kur të rikthehet në Grand Slam pas 14 muajsh mungesë pas një lëndimi.

Ish-numri një i botës, tani i rankuar në vendin e 378-të, mund të përballetn me Juan Martin del Potro në rrethin e tretë.

Kyle Edmund do të përballet me italianin, Paolo Lorenzi, derisa Cameron Norrie do të takohet me australianin, Jordan Thompson, transmeton IndeksOnline.

Johanna Konta do ta ketë një përballje me francezen, Caroline Garcia.

Konta, numër një në Britani, ka rënë në vendin e 47-të pas një viti, ku ajo dështoi ta gjejë qëndrueshmërinë.

Heather Watson dhe Katie Swan janë duke tentuar që të kualifikohen tutje, teksa US Open fillon në New York, të hënën./IndeksOnline/