08:50 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

US Open: Nadal triumfon me vështirësi përballë Thiem

Kampioni në fuqi, Rafael Nadal arriti ta fitojë ndeshjen më të gjatë të këtij viti në US open në çerekfinale ndaj Dominic Thiem.

Numri një i botës, Nadal, e humbi setin e parë, 6-0 duke qenë i dominuar nga austriaku në Nju Jork.

Megjithatë, 32-vjeçari spanjoll i fitoi dy setet e ardhshme, teksa në setin e katërt, Thiem barazoi shifrat, transmeton IndeksOnline.

Në fund, Nadal fitoi me rezultat, 0-6 6-4 7-5 6-7 (4-7) 7-6 (7-5) për ta arritur fazën e ardhshme.

Përballja në fjalë ishte më e gjata në kompeticionin e këtij viti dhe zgjati katër orë e 49 minuta.

”Pas ndeshjes i thash Thiem: ‘Më vjen keq dhe vazhdo të punosh. Ai ka kohë të fitojë. Ai do t’i ketë gjasat e tij në të ardhmen, pa dyshim”, tha Nadal./IndeksOnline/