“Ushqim me krimba”, Diddy përballet me kushte të rënda në burg

Sean “Diddy” Combs po kalon ditët para dënimit në një burg federal në Brooklyn dhe sipas avokatit të tij, kushtet janë “çnjerëzore”.
Marc Agnifilo, në një apel për lirimin me kusht, tha se reperi po ushqehet me vakte të prishura, disa me krimba, dhe se kjo është dokumentuar me foto të bashkëngjitura në dosje.
Në përpjekje për ta ndihmuar, një letër mbështetëse dërgoi edhe ish-e dashura Gina Huynhut. Ajo e përshkroi Diddy-n si “baba, familjar dhe biznesmen të suksesshëm” që ka bërë përpjekje për t’u përmirësuar dhe që nuk paraqet rrezik për komunitetin.
Por, edhe pse Diddy ofroi një garanci marramendëse prej 50 milionë dollarësh, gjyqtari refuzoi për herë të dytë kërkesën për lirim me kusht. Reperi përballet me dy akuza federale dhe mund të dënohet deri në 20 vjet burgim.
Në sfond të gjithë kësaj drame ligjore, ekipi i tij ka tentuar edhe një lëvizje të një tjetër niveli: kontakt me administratën e Donald Trumpit për të kërkuar falje presidenciale. Deri tani, ish-presidenti nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta marrë në konsideratë.