Ushqimet e fermentuara të cilat përmbajnë “baktere të mira”
Kefir, kombucha, kimchi. Ju mund të keni dëgjuar fjalët, por nuk jeni mjaft të sigurt se çfarë do të thonë.
Ata janë në të vërtetë, ushqimet e fundit që pretendojnë të bëjnë mrekulli për shëndetin.
‘Kefir” (një pije prej qumështi), ‘kombucha’ (një pije çaji, shpeshherë shërbehet i ftohtë) dhe kimchi (perimet turshi) kanë të përbashkët se të tria janë të fermentuar, transmeton Indeksonline.
Ushqimit ose pijeve të fermentuara u jepet aroma ose cilësi e tyre përmes mikroorganizmave siç janë bakteret ose maja.
Kombucha për shembull është çaj i cili përzihet dhe lihet në sheqer, bakteret dhe maja, ndërsa kefiri është qumësht i kultivuar me baktere dhe maja për ta zbutur atë dhe për të shtuar një fuçi të vogël.
Këto lloj ushqime kanë qenë rreth e rrotull për shumë shekuj. Lakrat- janë një ushqim të fermentuara me uthull balsamik dhe me bukë pjekje tradicionale.
Po ka edhe ushqime tjera që ne i konsumojmë e të cilat janë të fermentuara, si p.sh: djathi, ullinjtë dhe sallamet tradicionale. Birra dhe vera gjithashtu janë të fermentuara.
Pra çka është ajo që fermentimin e bën kaq të dëshirueshme?
Së pari, mund të përmirësojë vetitë ushqyese të ushqimit duke i bërë ato më të lehta për t’i absorbuar.
Në fakt, bakteret para-thithin ushqimet, dhe kjo mund të nënkuptojë që ne marrim më shumë vitamina dhe minerale sesa do të kishim marr në gjendjen e tyre të pa fermentuar. Për shembull, mund të thithni më shumë lëndë ushqyese, siç është zinku ose hekuri, nga soja e fermentuar, sesa nga e njëjta sasi soje./Indeksonline/