11:04 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Ushqimet e ndaluara kategorikisht për bebet dhe fëmijët deri 1 vjeç

Shmangni: Copat e mëdha të mishit, djathit, apo frutave

Zgjidhja: Me pak më shumë kohë për t’u përgatitur, mishi, djathi dhe frutat mund të jenë të parrezikshme për t’u përtypur nga fëmijët. Ose gatuajini ato në formë pureje të grira në blender.

Prijeni mishin në copa shumë të vogla. Djathin gjithashtu mund ta prisni por edhe mund ta thërrmoni. Sa për frutat, mirë është t’i jepni copa molle ose dardhe të zier pakëz.

Shmangni: Rrushin

Zgjidhja: Bebet 6 muajsh e sipër, mund të hanë copa rrushi të prera hollë (jo thjeshtë të ndara në gjysëm). Por për të qenë më të sigurt mund të përdorni pure frutash përpara vakteve.

Shmangni: Karamelet e forta dhe të ngjitshme

Zgjidhja: Karamelet janë shumë të vogla dhe të rrëshqitshme për të voglin tuaj, por ne rekomandojmë tost francez pa të bardhën e vezës si një ushqim i vogël, i shëndetshëm e i ëmbël.

Shmangni: Gjalpin e Kikirikut

Zgjidhja: Gjalpi i ngjitshëm i kikirikut është tepër i rrezikshëm për fëmijët më të vegjël se dy vjeç. Për të shmangur këtë gjalpë, mund ta kënaqni fëmijën me puding të bërë vet ose muhalebi.

Shmangni: Perimet e gjalla

Zgjidhja: Ndërkohë që fëmijët po mësojnë të përtypin ushqimin e tyre, shmangni perimet e gjalla dhe jepini bizele, bathë ose karrota. Këto tre perime sugjerohen të gatuhen lehtë.