75 Mall Live Search
17:15 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Ushqimet ideale për shtatzëni të shëndetshme!

USHQIMET IDEALE PËR SHTATZËNI TË SHËNDETSHME!

Frutat e perimet janë të parat në listën e ushqimeve të shëndetshme për shtatzënat.

Ato përmbajnë fibra, vitamina e minerale të cilat kanë shumë rëndësi për ushqyerjen e mirë dhe parandalimin e konstipacionit (kapsllëkut).

Përveç frutave e perimeve mos harroni qumështin, kosin dhe djathin gjithmonë të pasterizuara. Produktet e qumështit kanë kalcium dhe përmbajtja e probiotikëve në jogurt dhe kos bën që poashtu të luftoni konstipacionin por edhe të forconi imunitetin.

Vezët janë burim i vitaminave A dhe D por gjithashtu edhe të kolinës e cila ndikon pozitivisht në zhvillimin e bebes. Përmbajnë proteina dhe janë vakt i shëndetshëm.

Ynydrnat e shëndetshme si Omega3 i gjeni në avokado apo në vajin e ullirit.

Poashtu, mos harroni të konsumoni ujë mjaftueshëm gjatë ditës dhe të mos mbingarkoheni me idenë e të ushqyerit për dy persona.

𝐒𝐏𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈 “𝐅𝐀𝐓𝐈 𝐈𝐌” 𝐀𝐓𝐘 𝐊𝐔 𝐌𝐑𝐄𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐀 𝐅𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍!

+383 45 322 250

+383 48 322 250